Futboll Sport

KATAR 2022/ Mesfushë e “zbuluar”, Edi Reja me “dhimbje koke” për sfidat ndaj Hungarisë dhe Polonisë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy nga sfidat e rëndësishme të momentit ndaj Hungarisë në transfertë më 9 tetor dhe ndaj Polonisë më 12 tetor në stadiumin “AIR Albania”, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Përveç rikthimeve si Ivan Balliu në mbrojtje i cili është duke kryer një sezon fantastik me fanellën e Rajo Vajekanos në Spanjë, janë rikthyer dhe Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Frederik Veseli.

Ajo që çalon më shumë dhe se bën me “dhimbje koke” trajnerin e Kombëtares, Edi Reja është mesfusha e cila aktualisht duket e “zbuluar” nga shkaku i dëmtimeve të Amir Abrashit dhe Qazim Laçit, ku të dy futbollistët spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet e muajit shtator.

Me mungesën e të dy lojtarëve pritet të shihet sesi trajneri Reja do ta mbushë këtë boshkllik në mesfushën e Kombëtares.

Related posts

Riluhet takimi Inter – Juventus? Ja kërkesa që mund të aprovojë Federata Italiane e Futbollit

Sadik.Autor

BASTET/ Baseli superfavorit për të triumfuar, ja si kuotohet fitorja e Partizanit…

Delo.autor

Berluskoni: Cristiano Ronaldo te Juventusi? Do të ishte goditje e çmendur

Isa.Autor

Leave a Comment