Futboll Sport

HISTORIKE NË BORTËROR/ Një arbitre femër do të gjykojë ndeshjen e rivalëve të Shqipërisë

Për herë të parë në histori të kompeticionit një arbitre femër do të vendose drejtësi në një ndeshje për eliminatoret e Botërorit.

Katerina Monzul, nga Ukraina është zgjedhur nga UEFA si gjyqtarja kryesore e sfidës Andorra-Angli për ndeshjet kualifikuese të Grupit I, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

40-vjeçarja ka filluar karrierën në vitin 2005 në një sfidë ndërkombëtare në futbollin e femrave, ndërsa në vitin 2016 bëri debutimin e saj në kampionatin ukrainas të futbollit.

Në nëntor të vitit të kaluar, Monzul gjykoi sfidën midis San Marinos dhe Gjibraltarit e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërkohë sa i përket sfidës, asistentet e ukrainases do të jenë po femra, Marina Striletska dhe Svitlana Grushko ndërsa në VAR,  Stefani Frapart nga Franca.

Related posts

Rrëfimi 360 gradë i Iniesta: Neymar te Real Madridi? Nuk mendoj si Messi…

Sadik.Autor

Lushnja surprizon Kukësin, goli i Gurit zhvlerësohet nga Pepa

Sadik.Autor

SHQIPËRI-ISLANDË/ Flet Rudi Vata: Ju tregoj arsyen pse tifozët e kanë braktisur Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment