Basketball Sport Të tjera

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë arbitri 24-vjeçar

Lajm i trishtë për basketbollin shqiptar, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare arbitri Daniel Aliaj. Këtë lajm e ka bërë publike Federata Shqiptare e Basketbollit ku me anë të një postimi në profilin e rrjetit social “Facebook” kanë deklaruar ndarjen nga jeta të arbitrit të cilën e cilësonin si një djal energjik dhe me shumë ambicie

NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT –

“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.

Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.

Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!

Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel!

Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!”

Related posts

FORMACIONET/ Ëndrra europiane e Kosovës nis nga Azerbajxhani (FOTO)

Isa.Autor

Qaka vuan me Steaun e Bukureshtit, kritika dhe klauzolë e frikshme për të

Isa.Autor

TRIUMFOJNË PAS 9 MUAJSH/ Flamurtari “ringjallet” në Gjirokastër

Delo.autor

Leave a Comment