Futboll Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Nuk do ta besoni sa vite ka pa fituar Belgjika ndaj Italisë në ndeshje zyrtare

Nesër pasdite në orën 15:00, në “Allianz Stadium” të Torinos do të luhet sfida e 24-rt në histori mes Italisë dhe Belgjikës, e vlefshme për finalen e vogël (vendi 3/4) për Ligën e Kombeve. Bilanci deri tani flet për 15 fitore italiane, 4 barazime dhe vetëm 4 suksese për “Djajtë e kuq”.

– Për sa i përket festës së vetme të belgëve ndaj Italisë në një ndeshje zyrtare, ajo daton plot 49 vite më parë, konkretisht në Europianin e vitit 1972 me rezultatin 2-1, në Bruksel.

– Ky muaj duket se i sjell fat Belgjikës ndaj Italisë duke qenë se në miqësoren e fundit, në nëntor të vitit 2015, “Djajtë” kanë mundur për herë të fundit Italinë me rezultatin 3-1, në shtëpinë e tyre. Pas avantazhit të “Axurrëve” me Kandrevën, përmbysjen e firmosën Jan Vertongen, Kevin de Bryjne dhe Miki Batshuaji

Related posts

STATISTIKAT/ Rekord kartonësh në javën e 13-të të Superiores, 34 të verdhë dhe tre të kuq

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, Christensen ndëshkon Malmon (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Tirana. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment