Futboll Kategoria Superiore Sport

PO SHKËLQEN ME “DEMAT”/ Zbulim i trajnerit Daja, Partizani ka një “gjeneral” të ri në mesfushë

Është zbulim i trajnerit Daja dhe jo rastësisht, por shkëlqen te Partizani… Arinaldo Rrapaj është shndërruar menjëherë në një titullar te “demat” dhe po lë në stol lojtarë si Herald Marku e Valentino Murataj, që kanë luajtur titullarë në Kupat e Europës.

Në krah të Kaçes dhe Malës, duket se Rrapaj është përshtatur më së miri. Edhe kundër Kukësit, sfidë të cilën verilindorët e dominuan në mesfushë, ishte pikërisht Rrapaj ai që luftonte për çdo top dhe ndërtonte gjithçka, duke qenë “gjenerali” i ri i Partizanit.

Vetëm 20 vjeç dhe e ardhmja e mesfushorit të talentuar duket shumë premtuese. Edhe besimi nga Daja nuk i mungon dhe duket se gjithçka po shkon më së miri për Rrapajn.

Related posts

E FUNDIT/ Milik çlirohet nga Napoli? Vjen oferta nga Spanja, ja vendimi që ylli polak…

Delo.autor

KOMBËTARJA DREJT SKOCISË/ Niset nga terminali i udhëtarëve jo nga zona VIP

Isa.Autor

FENOMENAL/ Dy gola ndaj Betisit, MESSI në ndjekje të një REKORDI HISTORIK (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment