Futboll

Ana e errët e Parisit, përpjekja e turpshme e PSG për të dëmtuar Real Madrid

UEFA ka nisur një hetim ndaj PSG pas udhëtimit të Real Madrid në Paris të martën në Champions League. Drejtuesit e klubit akuzohen për mos-bërje të detyrës pasi tifozët janë lejuar të futen në stadium me tymuese dhe lazera.

Gazeta franceze L’Equipe ka zbuluar të shtunën se skuadra franceze është munduar të dëmtojë sa më shumë të jetë e mundur ekipin spanjoll.

Raporti sugjeron se klubi francez i ka kërkuar autoriteteve të mos mundësojnë forca policore për të eskortuar Real Madrid nga hoteli ku po qëndronte deri në stadium përpara ndeshjes.

Kërkesa është bërë nga PSG drejt policisë vetëm disa orë përpara ndeshjes por kërkesa është refuzuar.

Qëllimi ka qenë i qartë. Por policia ka vepruar me moral të lartë duke mundësuar sigurinë e plotë për autobusin e Real Madrid

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Befason Honda, LOJTAR në Australi dhe TRAJNER në Azi

Isa.Autor

Zidane nxeh El Clasico-n: Përse nuk do ta nderojmë Barçën në Camp Nou

Sadik.Autor

“TË HAPEN STADIUMET ME 75% TË KAPACITETIT”/ Mesazhi i madh përpara startit të Serie A

Delo.autor

Leave a Comment