Futboll

Klopp: Na u mohua një penallti e pastër

Jurgen Klopp ka pohuar se Liverpoolit iu mohua një penallti e pastër në përballje me Manchester Unitedin.

Liverpooli u mposht 2-1 në “Old Trafford” të shtunën në mesditë, me autogolin e Eric Bailly në pjesë të dytë që ishte i pamjaftueshëm për ta siguruar të paktën një barazim pas dy golave të shënuara nga Marcus Rashford në pjesë ë parë.

Liverpooli e dominoi pjesën e dytë, megjithatë, dhe trjaneri gjerman ndien se skuadrës së tij iu mohua mundësia ta barazonte rezultatin pas një ndërhyrjeje të patakt në zonën e David De Geas.

“Ishte penallti e pastër e Marouane Fellainit ndaj Sadio Manes. Në një situatë të tillë duhet të merret vendimi i drejtë”, ka thënë Klopp.

Related posts

PASI REALIZOI NJË “PERLË”/ Anësori anulon golin spektakolar të Cutrones (VIDEO)

Delo.autor

REKORD ABSOLUT/ Shifrat e Haaland janë të pabesueshme, por norvegjezi befason: Nuk mbaj mend gjë

F.autor

Sulmuesi anglez vendos një rekord “fatkeq”, bëhet i pari lojtar në Premier League që arrin këtë

Sadik.Autor

Leave a Comment