Futboll

Skënderbeu nuk ndalet, talenti korçar transferohet në Spanjë

Dean Lico do të transferohet te Leganes në Spanjë.

Po kryhen dhe procedurat e fundit, mes klubit të Skënderbeut që zotëron kartonin e lojtarit dhe Leganes, për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm që Liço të zyrtarizohet në skuadrën spanjolle.

Mësohet nga burime të sigurta pranë lojtarit, se 18-vjeçari brenda dy ditësh do të marrë vizën.

Kujtojmë që Dean Liço është pjesë e Skënderbeut B, ndërsa tashmë bëhet e ditur që talenti korçar do të transferohet në Spanjë.

Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu kryen një transferim të bujshëm, pasi politikat e klubit korçar janë të tilla. Vlen të përmendim Olainkën që u shit për shifrën 1.1 milion euro në Belgjikë apo Bernard Berishën në Rusi për 400 mijë euro.

Related posts

Neymar, Salah dhe Cristiano, Zidane ka një përgjigje për të gjithë

Sadik.Autor

U MPOSHTËN NGA ITALIA/ Edin Dzeko reagon ashpër ndaj ekipit: Kemi lojtarë të mirë, por…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi i Tiranës drejt kalimit në Hungari, ja prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment