Futboll Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN POLAK/ Pas 20 minutash lojë, Muçi realizon një “PERLË” ndaj Piast Gilvice (VIDEO)

Kjo është padyshim java e golave shqiptarë, të atyre që pritet për shumë vite të jenë protagonuistë në radhët e kuqezinjve. Pas Kolajt, Brojës dhe Vrionit, sot ka ardhur edhe goli I Ernest Muçit në kampionatin polak.

Sulmuesi i talentuar ishte titullar në sfidën e Legia Varshavës ndaj Piast Gilvice dhe tregoi vlerat e tij në minutën e 20 të ndeshjes me një gol që ktheu në lojë ekipin e tij. Në rezultatin 2-0 për skuadrën e Piast, Muçi mori një top në të majtën dhe pas një sprinti në zonë, lëshoi një goditje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar duke dërguar sferën në rrjetë.

Ky ishte goli i 3-të në këtë kampionat për Muçin, i cili ka filluar të aktivizohet rregullisht me Legian në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare.

Related posts

MOMENTE PANIKU/ 14 futbollistë me COVID-19 para ndeshjes së rëndësishme, ndërpritet kampionati

Delo.autor

E “NUHAT” GOLIN/ Cutrone: IBRA? Unë mendoj vetëm për VETEN, po erdhi…

Isa.Autor

ZYRTARIZON RIKTHIMIN E KHABIBIT/ Presidenti i “UFC”: Ja kur do të duelojë sërish në kafaz

Delo.autor

Leave a Comment