Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË LA LIGA/ Bardhi sërish protagonist, rikthehet pas 6 ndeshjesh për t’i shënuar Atleticos (VIDEO)

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi është bërë protagonist në La Liga duke i shënuar Atletiko Mardidit në përballjen me Levanten.

26-vjeçari u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit në minutën e 37-të duke barazuar rezultatin 1-1 pasi Atletiko kishte kaluar më herët në avantazh me Grizmanin.

Bardhi është rikthyer pas 6 ndeshjeve i dëmtuar duke u bërë menjëherë protagonist me skuadrën e tij. Ky është sezoni i pestë i mesfushorit me Levantën, i cili është një ndër lojtarët më të mirë të ekipit spanjoll. 26-vjeçari u lidh dhe me një kalim te skuadra e Milanit këtë verë, por qëndroi te Levante aty ku po shkëlqen.

Related posts

FLET ISH-MBROJTËSI I “DJAJVE TË KUQ”/ Ferdinand injoron: Absurde të fitojë Van Dijk para dy…

Delo.autor

MOTO GP/ Kampioni i botës operohet për të tretën herë brenda vitit, rrezikon sezonin e ri

Delo.autor

‘Gabimi’ i lojtarit në rrjetet sociale, zbulon transferimin e ri të Milanit (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment