Futboll Kategoria Superiore Sport

MUNGOI NË SEANCËN STËRVITORE/ Sulmuesi i Partizanit merr dozën e vaksinës anti-COVID

Sulmuesi kryesor i Partizanit, Stenio Zhunior, nuk ishte i pranishëm në seancën e djeshme stërvitore. Bomberi brazilian ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar për sfidën e radhës kundër Egnatias.

Si pasojë, Zhunior ka vendosur ta shfrytëzojë këtë periudhë “pushimi” duke u vaksinuar. Pasi ka bërë vaksinën, braziliani është lënë dy ditë pushim nga klubi dhe pritet që 30-vjeçari të rikthehet në stërvitje ditën e sotme.

Kujtojmë se Zhunior është sulmuesi kryesor i Partizanit, njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë deri më tani te të kuqtë, me dy gola të shënuar në 6 sfidat e para të kampionatit.

Related posts

HISTORIA/ Si Chiellini përdori mallkimin 39-vjeçar dhe ndikoi tek penalltia e humbur e Saka duke bërtitur: Kirikoço

Delo.autor

“LUM SI SKUADRA QË DO TA MARRË”/ Zanetti: Është i riu më i fortë

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Rrëfimi i presidentit: Donnarumma kishte marrëveshje me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment