Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United ringjallet kundër Tottenham, CR7 rishkruan historinë

Manchester United është kthyer te fitorja në Premier League pas humbjes poshtëruese 5-0 të pësuar kundër Liverpool-it.

Djajtë e Kuq kanë mundur 3-0 Tottenham në transfertë në javën e 10-të të kampionatit anglez.

Një fitore e rëndësishme për Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka qenë afër shkarkimit pas disfatës kundër ekipit të Klopp.

Heroi i Djajve të Kuq ka qenë Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka zhbllokuar ndeshjen me një goditje të mrekullueshme fluturimthi në minutën e 39-të dhe ka dhënë një asist të mrekullueshëm për golin e dytë të shënuar nga Cavani.

Në moshën 36 vjeç e 267 ditë, Ronaldo është bërë lojtari më i vjetër që shënon dhe jep një asist në Premier League, pas Didier Drogba në dhjetorin e 2014-ës, i cili ka qenë gjithashtu 36 vjeç e 267 ditë dhe e ka realizuar një gjë të tillë gjithashtu kundër Spurs.

Rashford ka fiksuar shifrat në 3-0 me golin e shënuar në minutën e 87-të.

Related posts

LEGJENDA BRAZILIANE/ RIVALDO ka një përgjigje për KRITIKËT e Barcelonës

Isa.Autor

PAMJE NGA LIQENI DHE GJOKS SHPËRTHYES/ Wanda Nara “çmend” fansat e saj nga stërvitja (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Vazquez zbulon të ardhmen e MODRIC, INTERI nis…

Isa.Autor

Leave a Comment