Futboll Sport

VAZHDON TË SHKAKTOJË POLEMIKA/ “Çmendet” James Rodriguez, shihni si tenton të sulmojë arbitrin (VIDEO)

Ish-mesfushori i Real Madrid, Hames Rodrigez vazhdon të prodhojë polemika. 30 vjeçari është bërë protagonist me një gjest të shëmtuar ndaj arbitrit.

Al Rajan,skuadër ku luan Rodrigez, humbi në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Al Arabi. Po ajo që bëri më shumë bujë ishte kartoni i kuq që mori kolumbiani.  Mesfushori mori një karton të verdhë pas protestave ndaj arbitrit, edhe pse skuadra e tij kishte fituar një goditje dënimi.

Ky vendim e acaroi Rodrigezin, i cili shkoi i tërbuar që të sqarohej me arbitrin. U deshën disa shokë të ekipit që ta ndalonin, por arbitri i dha kartonin e dytë të verdhë.

Hames Rodrigez doli nga fusha duke hequr bluzën, por veprimi i tij ndaj arbitrit bëri xhiron e botës.

Related posts

Monako shumë afër marveshjes me mbrojtësin e Interit

Sadik.Autor

RRËFIMI I PAZAKONTË/ Sportistja e njohur: Si më ofruan 200 mijë euro në muaj për t’u bërë prostitutë (FOTO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Inter me bilanc pozitiv, nuk do ta besoni sa ndeshje kanë pa humbur në shtëpi Lazio

Delo.autor

Leave a Comment