Futboll Sport

DEKLAROI SE ËSHTË HOMOSEKSUAL/ Cavallo rrëfen: Kam frikë të shkoj në Katar, kanë një ligj që…

Pak javë më parë, Josh Cavallo është bërë futbollisti i parë që ka deklaruar se është homoseksual.

Deklarata e tij ka marrë një mbështetje të madhe, sepse kjo temë është akoma tabu në botën e futbollit dhe diskriminimi ndaj  homoseksualëve është një plagë në zona të ndryshme të botës.

Në lidhje me këtë gjë, lojtari italo-australian, në një intervistë të dhënë për The Guardian, ka rrëfyer se nuk është i sigurt për pjesëmarrjen në Kupën e Botës Katar 2022.

“Kam lexuar se në Katar ka dënim me vdekje për homoseksualët. Është diçka nga e cila kam shumë frikë dhe nuk kam dëshirë të shkoj”, ka thënë 21-vjeçari.

“Kjo gjë më trishton, sepse Botërori është një nga ngjarjet më të mëdha për një futbollist profesionist. Luhet për vendin tënd, por më frikëson fakti që do të zhvillohet në një vend që vë në rrezik jetën tonë”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Maratona e Tokios me pjesëmarrje të limituar edhe Olimpiada në rrezik

Delo.autor

NBA/ Golden State mposht edhe Clippers, Miami “leksion” kampionëve të Bucks

Delo.autor

DIKUR BËRI LËMSH BARCELONËN DHE ROMËN/ Braziliani gjen golin e parë pas gati 1 viti! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment