Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RIKTHIMI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Ajeti ka një mesazh të qartë: Shpresoj të fitoj sërish Kombëtaren

Arlind Ajeti është rikthyer përsëri në futbollin italian, 5 muaj pas eksperiencës së fundit atje me fanellën e Rexhianës në Serinë B.

28-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën e Padovës në Serinë C duke nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij. Në prezantimin si futbollist i Padovës, Ajeti është shprehur se nëpërmjet kësaj eksperience do të tentojë të fitojë dhe një herë fanellën e Kombëtares, me të cilën nuk grumbullohet prej disa kohësh.

“Jam i lumtur që klubi më ka dhënë këtë mundësi, e di historinë e këtij ekipi dhe e di se si funksionon. Jam pozitiv sepse shoh që të gjithë këtu duan të ngjiten në Serinë B.

Në dy-tre grumbullimet e fundit nuk jam thirrur nga Shqipëria dhe shpresoj të arrij të rifitoj një fanellë falë këtij klubi. Prisja të ngelja pa skuadër pas kaq shumë kohësh që u largova nga Rexhiana, por Covidi ka komplikuar gjithçka, tani shpresoj të jem në gjendje të mirë për disa javë”.

Situata e çuditshme e Ajetit ka bërë që futbollisti i cili shihej si një titullar i paprekshëm në radhët e kuqezinjve pas Euro 2016, të zhdukej për disa kohe nga grumbullimet kuqezi, duke luajtur rrallëherë në tre vitet e fundit. Hera e fundit që ai ka luajtur me kombëtaren shqiptare ishte suksesi 2-0 në San Marino në marsin e këtij viti.

Related posts

STATISTIKAT/ Dominimi i “EURO 2020”, Seria A dhe Bundesliga bëjnë ligjin për gola

Delo.autor

Beckenbauer: Bayerni duhet të fitoj në Madrid

Sadik.Autor

OBJEKTIVI I MERKATOS SË JANARIT/ Juventus dhe “Los Blancos” nisin “betejën” për kampionin e botës…

Delo.autor

Leave a Comment