Basketball Sport Të tjera

“KJO GJË NUK MUND TË TOLEROHET”/ Gjyqtari nxjerr nga fusha 2 tifozë pas ankesës së LeBron, ja arsyeja (VIDEO)

Në ndeshjen Indiana-Lakers (116-124) luajtur sot në NBA, basketbollisti LeBron James është ankuar te gjyqtari për sjelljen e dy fansave që ishin ulur në radhë të parë. Ylli i Lakers ka kërkuar që ata të largoheshin nga salla, pasi sipas tij e kanë shqetësuar gjatë ndeshjes.

Sipas disa spektatorëve, që ishin ulur pranë dy tifozëve të përjashtuar, ata kanë uruar vdekjen e djalit të LeBron James në një aksident me makinë. Ata shtojnë se dy të rinjtë e përjashtuar nga salla ishin paralajmëruar edhe më herët nga forcat e sigurisë, por ishin gjithnjë shqetësues për lojtarët dhe tifozët e tjerë.

“Kur hyjnë në fushë gjestet e shëmtuara dhe një gjuhë e ulët, kjo gjë nuk mund të tolerohet”, tha LeBron James.

Related posts

“CO I DHIMBSHËM”/ Mediat “godasin” Barçën. Benzema imiton Puskas, shkruan historinë në “Camp Nou”

F.autor

VEPRIM EKSTREM/ Ja momenti kur Tyson Fury lëpiu gjakun e Wilder gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

TËRBOHET VIDALI/ Mesfushori bën “GAFËN E VITIT”, për të fitohen 3 pikë edhe në…

Isa.Autor

Leave a Comment