Futboll Seria A Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Interi mposht Venecia-n me dyshen Calhanoglu-Lautaro, “Zikaltërit” -1 nga kreu

Inter ka mundur 2-0 Venezia-n dhe tani kërcënon dyshen e kreut të Serisë A.

Një gol i Hakan Calhanoglu në minutën e 34-t ka hapur takimin e luajtur në stadiumin Pierluigi Penzo mbrëmjen e sotme.

Turku ka tundur rrjetën me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Vetëm Messi (61) ka shënuar më shumë gola nga jashtë zone se Calhanoglu (26) në pesë kampionatet kryesore të Europës nga sezoni 2013/14.

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i dytë i milanezëve me një penallti të Lautaro Martinez.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë shkuar në 31 pikë, një më pak se dyshja Napoli-Milan, por që kanë një ndeshje për të luajtur.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Emergjencë totale në prapavijë dhe mungesë fondesh, Liverpool “peshkon” tek Milan

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gati shkëmbimi midis yllit të Juventus me liderin e Real Madrid

Delo.autor

PSG-JA I PRANON KËRKESAT E INTERIT/ Gati oferta e majme për yllin e mbrojtjes zikaltër

F.autor

Leave a Comment