Futboll Premier League Sport

“MË ZEMËROI”/ Cassano zbulon sherrin me Ronaldon: I thashë sillu si Messi…

Antonio Cassano, në një nga daljet e tij “live” në Twitch, bashkë me Christian Vierin, ka zbuluar një prapaskenë të sezonit të kaluar, me protagonist CR7:

“Cristiano Ronaldo më shkroi ca mesazhe, nëpërmjet të cilëve më kërkonte të tregoja më shumë respekt për të, për gjithçka që kishte fituar, për golat që kishte shënuar.

Unë nuk kam frikë nga e vërteta, jam gati të përballem me të gjithë botën. Më zemëroi. Po cili ishte problemi?

Ish-futbollisti italian, më pas shpjegon:

“Fola me Buffonin dhe më tha se i kishte dhënë numrin tim zyrtarit të shtypit të Juves, që më pas e kishte kaluar tek Ronaldo, i cili më mori për të më thënë se ai kishte shënuar 750 gola kurse unë 150.

I dashur Ronaldo, ke gjithçka, jeto i qetë! Në vend që të më dërgosh mesazhe, bëj si Messi, që s’do t’ia dijë për askënd. Buffon qeshte, e dinte edhe Chellini”, tha Cassano.

Related posts

PËRBALLJA NË EUROPA LEAGUE/ Partizani, ka Sherifin më të dobët të 6 viteve të fundit

Delo.autor

“DHAMË GJITHÇKA NË FUSHË”/ Joachim Low: Për Myler s’ka vend te Gjermania

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Llapi në rënie të lirë, debutueset ndajnë nga një pikë

Delo.autor

Leave a Comment