Basketball Sport Të tjera

NBA/ Skuadra e Charlotte Bobcats e përgjysmuar, 4 lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Katër basketbollistë të skuadrës Charlotte Bobcats kanë përfunduar në karantinë, pasi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Bëhet fjalë për LaMelo Ball, Jalen McDaniel, Mason Plumlee dhe Terry Rozier.

Të katër këta lojtarë nuk luajtën në ndeshjen e humbur sot ndaj Philadelphia (127-124 pas kohës shtesë). NBA ka vendosur që ky ekip të vijojë të luajë pavarësisht se mungojnë 4 lojtarë, duke kërkuar respektimin e protokollit anti-Covid.

Të gjithë lojtarët e skuadrës së Charlotte testohen dy herë në ditë, duke parë që në këtë ekip është krijuar një vatër infektimi. Ndërkohë që, rregullorja e NBA-së e ka të detyrueshme testimin ditur për koronavirus.

Related posts

TIFOZ I “ZJARRTË” I MANCHESTER CITY-T/ Ylli i muzikës tallet me Januzajn: Tani duhet të jetë duke punuar në…

Delo.autor

Donnarumma: Të ardhmen time e vendos Raiola dhe Milani

Sadik.Autor

EURO 2024/ Sot ndeshja Kroaci – Shqipëri, të gjithë me sytë nga ‘derbi ballkanik’

F.autor

Leave a Comment