Sport Të tjera

PESHËNGRITJE/ Vetëm 1 kilogram larg historisë, Evangjeli Veli renditet e katërta në Kampionatin Botëror

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli, është renditur sot e katërta në botë në stilin e shkëputjes në garën deri në 55 kilogram për femra në Botërorin që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Veli, e cila shkoi në këtë aktivitet jo në formën optimale pasi kishte pësuar një dëmtim, u rendit e katërta në stilin e shkëputjes, duke realizuar me sukses dy provat e para, 86 dhe 88 kilogram. Por ajo nuk ia doli të realizonte provën e saj të tretë me 91 kilogram dhe e mbylli këtë stil në vendin e katërt, vetëm 1 kilogram më pak se medalistja e bronztë e Botërorit.

Ndërkohë, në stilin e shtytjes, duket se për peshëngritësen ndikoi dëmtimi që kishte pësuar para aktivitetit, pasi nuk arriti të realizonte dy probvt e saj nga 105 kg dhe nuk zhvilloi provën e tretë, duke mbyllur këtu pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Dita e nesërme do të jetë ajo që do të tërheqë më shumë vëmendjen e publikut shquiptar pasi në pedanë do të jenë pretendentët për medalje, Erkand Qerimaj dhe Briken Çalja.

Related posts

SHEIKËT PA LIMITE/ Joshin edhe Mourinho-n, i vendosin në tavolinë një super ofertë

F.autor

MOURINHO PREJ MUAJSH I PAPUNË/ Rivalët e Inter gati të ulin në stol portugezin

Delo.autor

Cristiano Ronaldo: E adhuroj tenisin, ja sportisti im i preferuar

Isa.Autor

Leave a Comment