Futboll Premier League Sport

LËSHON NJË DEKLARATË “BOMBË”/ Sulmuesi i Manchester United: Dua të largohem nga klubi në…

Anthony Martial ka kërkuar që të largohet nga Mançester Junajtid në merkaton e muajit të ardhshëm. Sulmuesi 26-vjeçar ka startuar vetëm dy ndeshje në Premier Ligë këtë sezon dhe ka regjistruar edhe 5 ndeshje të tjera nga stoli.

Në Champions, francezi ka luajtur dy ndeshje në fazën e grupeve dhe titullar ishte vetëm kundër Vijarealit. Talenti, i cili u transferua nga Monako në vitin 2015, ka të paktën edhe 3 vite të tjera kontratë në “Old Trafford”, por menaxheri i tij, Filip Lambolej, tha për mikrofonat e “Sky Sports”:

“Antoni dëshiron që të largohet nga klubi në janar. Ai ka thjesht nevojë për të luajtur. Ai nuk dëshiron që të qëndrojë në klub dhe unë do të flas me klubin së shpejti”. Ky lajm pritet të nxisë “ankandin” për klubet e interesuara

Related posts

YAMAL BËHET “MOLLË SHERRI” NË BARCELONË/ Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

F.autor

KATEGORIA E PARË/ Kukësi fiton ndaj Butrintit në play-off dhe siguron qëndrimin në kategori

F.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Yamal dhe yjet nga minuta e parë, Belgjika sfidon Spanjën për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026

F.autor

Leave a Comment