Futboll La Liga Sport

KËRKON REVOLUCION/ Laporta takohet me Raiola-n, diskutohet për Haaland dhe tre emra të tjerë të nxehtë

Barcelona duhet të bëjë një revolucion për shkak të ecurisë negative në kampionat dhe eliminimit nga Champions League.

Presidenti Laporta synon të vërë në dispozicion të trajnerit Xavi lojtarë që mund të ndihmojnë në ringjalljen e klubit.

Sipas spanjolles Sport, të hënën e kaluar, Laporta dhe Mino Raiola janë takuar në një hotel të Torinos me rastin e ceremonisë për çmimin Golden Boy.

Të dy kanë folur për të diskutuar për të ardhmen e disa lojtarëve, mes të cilëve edhe Haaland, që vazhdon të jetë një prioritet për Barçën.

Emrat e tjerë të listës janë ato të Pogba, Xavi Simmons, 18-vjeçar, ish-katalanas dhe aktualisht te PSG.

Emri i fundit është ai i Mazraoui, sulmues krahu i Ajax-it dhe një nga zbulimet e sezonit.

Related posts

Lacio e Tomas Strakoshës e nis me gol “betejën e Championsit” (VIDEO)

Sadik.Autor

“NDRYSHON LËKURË” PËR SEZONIN E RI/ Inter prezanton fanellën e dytë, ja ngjyra e çuditshme (FOTO)

Delo.autor

Vettel: Aksidenti me Max Verstappen pjesë e garës, pit-stop i avashtë vulosi humbjen

Sadik.Autor

Leave a Comment