Skuadra kampione e Milwaukee rikthehet te fitorja, duke mundur 126-106 Houston, ndeshje e dominuar nga Bucks. Holiday me 24 pikë e 10 asist si dhe Middleton me 23 pikë ishin më të mirët në fushë.
Fiton edhe skuadra e Orlando, që mundi 104-98 Atlanta, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. U dallua Wagner, autor i 25 pikëve. Nuk zhgënjen ekipi i Clippers, që falë 19 pikëve të Bledsoe mundi 105-89 Sacramento.
NBA – Rezultatet e sotme
Atlanta – Orlando, 98-104
Boston – Cleveland, 111-101
Milwaukee – Houston, 126-106
Oklahoma – Denver, 108-94
Sacramento – Clippers, 89-105