Futboll Sport

SHPËRTHEN SKANDALI ME TRAJNERIN E POLONISË/ Presidenti i federatës e akuzon: I papërgjegjshëm

Shpërthen skandali në radhët e përfaqësueses së Polonisë, pasi trajneri i saj, Paulo Sousa ka kërkuar largimin në mënyrë të papritur nga drejtimi i ekipit. Portugezi kishte qenë në epiqendër të kritikave për paraqitjet e skuadrës së tij dhe vetëm fitorja me shumë fat ndaj Shqipërisë, bëri që ai të mbante vendin e punës dhe të siguronte biletën për play-off të Botërorit.

Por Sousa në mënyrë të papritur ka vendosur që të mos drejtojë polakët në ndeshjet e play-off, për t’i braktisur duke menduar një aventurë të re në Brazil. Atij i është ofruar pankina e Flamengos me një kontratë shumëvjeçare e kështu, Sousa ka bërë kërkesë zyrtare që të largohet nga stoli i Polonisë.

Një kërkesë e cila është refuzuar edhe publikisht nga presidenti i federatës, Cezari Kuleza, i cili e ka kritikuar hapur trajnerin e tij. “Sot u informova nga Paulo Sousa se ai dëshironte të mbyllte kontratën me federatën Polake me marrëveshje, për shkak të një oferte nga një klub tjetër. Kjo është një sjellje jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe nuk përkon me deklaratat e mëparshme të trajnerit. Ndaj unë e refuzova me vendosmëri”, theksoi presidenti i federatës duke bërë të qartë se nëse Sousa do të largohej, do të paguante një gjobë të rëndë.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Aston Villa-Manchester City. Rezultati 1-6

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Gol dhe festa e “çmendur” nga mbrojtësi Andoni, Skuadra e tij fiton në Kretë (VIDEO)

Delo.autor

PAS AVENTURËS NË KATAR/ Mario Mandzukic drejt kthimit në Serie A, nis negociatat me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment