Futboll Sport

INSINJE FIRMOS TË ENJTEN/ Toronto kërkon një tjetër yll Italian

Lorenco Insinje pritet të firmosë për Toronton me negociatat që janë në fazën e tyre finale dhe pritet të përfundojnë të enjten. Drejtuesit e klubit kanadez priten të mbërrijnë shpejt në Itali për të mbyllur marrëveshjen me Napolin.

Sipas Corriere Dello Sport, nuk ka asnjë pengesë për arritjen e kësaj marrëveshje me kapitenin e Napolit që pritet të fluturojë drejt Kanadasë menjëherë sapo të mbyllet sezoni. Italiani pritet të përfitojë 13 milionë dollarë në sezon nga një kontratë pesëvjeçare.

Por Insinje nuk është i vetmi objektiv i Torontos në Itali. Drejtuesit priten që të shkojnë drejt Torinos për të hapur bisedimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit Andrea Beloti. 28-vjeçari do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni dhe oferta nga ana e kanadezëve pritet të jetë e parezistueshme për lojtarin, ashtu si e Insinjes.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Inter-Ludogorets në kaos, UEFA mbledhje urgjente!

Delo.autor

Nuk ndalet Juventusi/ PRENOTON sulmuesin e LIVERPOOL në merkaton e janarit

Isa.Autor

BARCELONA NË KRIZË/ “Shpërthen” Koeman: Pjesën e fundit të sezonit na ka munguar besimi i klubit

Delo.autor

Leave a Comment