Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Dështimi më i madh në historinë e klubit, Barcelona më në fund po heq qafe Coutinhon

Skuadra e Barcelonës më në fund duket se do të shpëtojë nga Filipe Kutinjo. Braziliani erdhi me premisat e një ylli por asnjëherë nuk tregoi veten si të tillë në Kamp Nou pasi katalanasit shpenzuan 140 milionë euro për kartonin e tij.

Aston Vila është skuadra e cila është e gatshme të marrë lojtaarin dhe po diskutohen tani detajet për transferimin e tij në Angli, pasi edhe futbollisti është i gatshëm të kthehet në kampionatin ku bëri emër duke veshur fanellën e Liverpulit. Sipas “Mundo Deportivo”, palët janë në detajet e fundit dhe shumë shpejt do të finalizohet gjithçka.

Detaji që mungon është klauzola e blerjes ë kartonit të lojtarit në fund të këtij sezoni, me Aston Vilën që nuk e dëshiron një gjë të tillë por thjesht huazim për momentin. Por Barcelona mund të pranojë edhe kështu, vetëm që të shpëtojë nga rroga e tij, pasi do t’i mundësojë të regjistrojë Ferran Torres

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Juventus mposht Fiorentinën në frymën e fundit dhe ngjitet në vendin e tetë

Delo.autor

MBROJTËSI SHQIPTAR DREJT LARGIMIT/ Klubi rus i ofron rrogë të frikshme Hysajt, tundohet shkodrani

Delo.autor

Fiton Lyoni, kundërpërgjigjet Marseille

Q.Autor

Leave a Comment