Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu e Partizani kualifikohen në gjysmëfinale

Skënderbeu e Partizani janë dy nga katër ekipet gjysmëfinaliste të Kupës Shqipërisë në volejboll për femra, të kualifikuara pas ndeshjeve të javës së 6-të të Grupit B. Korçaret e kryeqytetaset kanë siguruar sot matematikisht kualifikimin për më tej edhe pse ka ende edhe një javë për t’u luajtur.

Skënderbeu fitoi me lehtësi 3-0 (25-9, 25-12, 25-9) ndaj Club Albania në Korçë, në një sfidë që ishte një formalitet për vendaset. Po 3-0 fiton edhe Partizani, që në kryeqytet mundi Flamurtarin (25-11, 25-17, 25-13). Më e bukur sfida e luajtur në Shkodër, ku Vllaznia mposhti 3-1 Teutën (25-22, 24-26, 25-20, 25-14).

Grupi A-Java e 6-të

Vllaznia – Teuta, 3-1

Partizani – Flamurtari, 3-0

Skënderbeu – Club Albania, 3-0

Mirdita (pushim)

Renditja: Skënderbeu 14 pikë, Partizani 13 pikë, Teuta 9 pikë, Vllaznia 6 pikë, Club Albania 6 pikë, Flamurtari 3 pikë, Mirdita 0 pikë.

Grupi B- Java e 4-t

Elbasani – Korabi, 3-0

Tirana – Lushnja, 3-0

Barleti Volley – Apolonia, 3-0

Renditja: Tirana 12 pikë, Barleti Volley 9 pikë, Lushnja 9 pikë, Elbasani 3 pikë, Korabi 3 pikë, Apolonia 0 pikë.

Related posts

E RRALLË/ Luajti 10 ndeshje, por fitoi 5 trofe të fituara me dy klube (EMRI)

Delo.autor

ËNDËRRON RIKTHIMIN E POGBA TEK JUVENTUS/ Paolo Dybala: Eja të festojmë përsëri!

Delo.autor

UKRAINË-AUSTRI/ Të dyja skuadrat kërkojnë me çdo kusht kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment