Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Sheikët e Newcastle kryejnë goditjen e dytë në merkato, firmosin me sulmuesin 30-vjeçar

Njukasëlli ka zyrtarizuar një tjetër lojtar në radhët e saj, teksa Kris Vud është futbollisti i ri i “qymyrxhinjve”.

Sulmuesi 30-vjeçar ka firmosur një kontratë prej 2 vitesh e gjysmë dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e së shtunës në Premier Ligë ndaj Uatfordit në “St. James Park”.

Ky është transferimi i dytë i Njukasëllit që pas ardhjes së sheikëve në klub pas atij të Kiran Tripier nga Atletiko e Madridit.

Kris Vud gjatë këtij sezoni është aktvizuar në total në 17 ndeshje në Premier Ligë me fanellën e Bërnlit nga ku ka realizuar dhe 3 gola.

Related posts

Shqiptari i Bajernit shënon ndaj grekëve, fiton derbin me bashkëkombësin e tij

Isa.Autor

Aksident i frikshëm për Michele Pirro në Mugello/ Piloti pëson traumë në kokë (VIDEO)

Sadik.Autor

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ Messi tregon klasin, rrëzon në tokë kundërshtarin me driblimin fantastik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment