Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Protokolli i ri në Itali, ndeshjet nuk do të zhvillohen nëse…

Protokolli i ri COVID-19 për sportet i zhvilluar në Konferencën Shtetërore dhe Rajonale në Itali me mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë, Speranca dhe nënsekretarit për sportin Vecali, lejon të vijohen skenarët e ardhshëm të disiplinave të ndryshme.

E dhëna më e rëndësishme është ajo e ndalimit të aktivitetit me 35% pozitive në grup, por çdo sport do të ketë rregullat e veta në lidhje me numrin fillestar të grupit të ekipit: për futbollin, edhe nëse pritet konfirmimi i Federatës Italiane të Futbollit, rrjedhimisht do të luhen deri në tetë persona pozitiv. Nga e nënta, gjithçka do të ndalohet.

Në mënyrë të detajuar, protokolli parashikon si elementë kryesorë bllokimin e të gjithë ekipit nëse numri i pozitivëve është më i madh se 35% e anëtarëve të grupit të sportistëve, izolimi për pozitivët dhe testet e vazhdueshme për 5 ditë për kontaktet me rrezik të lartë.

E detyrueshme është mbajtja e maskës FFP2 nëse nuk kryen asnjë aktivitet sportiv, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Për kontaktet me rrezikshmëri të ulët, do të zbatohen masat e parashikuara nga udhëzimet ministrore, edhe në lidhje me statusin e vaksinimit.

Related posts

15 milionë euro për mbrojtësin e Machester United, Juventus pranë akordit me italianin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Porto nis vrullshëm merkaton, rrëmben brazilianin e shumëkërkuar

Delo.autor

Merkato e janarit/ Premier League mban rekord, Serie A vetëm 50 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment