Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Dy gola këtë sezon në Serinë A, Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Pas dëmtimeve të Kjaer dhe Tomori, skuadra e Milanit është në kërkim të një mbrojtësi. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kuqezi janë duke kryer disa sondazhe për të gjetur lojtarin e duhur për të mbushur boshllëqet e krijuara.

Ideja është afrimi i një lojtari që në merkaton e janarit dhe, sipas “sportmediaset”, Milan ka hedhur sytënga mbrojtësi 21-vjeçar belg Arthur Theate, që luan në Serinë A me Bologna (2 gola këtë sezon). Madje Milan ka nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit.

Lojtari, që ka ardhur vjet në verë te Bologna në formë huazimi nga belgët e Oostende, është aktivizuar në 15 ndeshje nga trajneri Mihajlovic dhe ka bërë paraqitje të mirë, duke ngjallur interesin e kuqezinjve.

Related posts

Pas ardhjes së Ronaldos, Higuain i vë kushte Juventusit

Isa.Autor

CHELSEA-BURNLEY/ Sarri synon fitoren për një vend në zonën Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“Telashe” për yjet, topi i Botërorit favorizon portierët

Sadik.Autor

Leave a Comment