Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Fitore e vuajtur dhe me përmbysje ndaj Empolit, Inzaghi ka vetëm një alarm

Në fund të Inter-Empoli 3-2, ku të tijtë fituan me përmbysje,  Inzaghi ishte dukshëm i kënaqur: “Të gjitha ndeshjet e kësaj faze ishin me rezultate të ngushta, u përballëm me një ekip që e dinim se do të na vinte në vështirësi. Portieri i tyre bëri pritje të jashtëzakonshme, më pas humbëm distancën.

Djemtë ishin shumë të mirë për të mos u dorëzuar, donim çerekfinalet me të gjitha forcat tona. Sensi e meritoi këtë mbrëmje, pas vështirësive që kishte pasur. Ka zëra për tregun e transferimeve, është normale që ai ka kërkesa. Nëse dëshira e tij është të qëndrojë këtu, do ta mbajmë.

Pastaj i takon atij të bëjë disa vlerësime. Përderisa ka fanellën e Interit, do ta mbaj të karikuar. Jam i lumtur që 3-2 ishte falë tij. Ne duhet të vlerësojmë dëmtimin e Correa. Ai ishte mirë dhe do të na kishte dhënë një dorë të mirë. Shpresojmë ta rikuperojmë shpejt, por kishte një problem të madh”.

Related posts

SANÇEZ “TRADHËTON” MILANIN/ Kuqezinjtë piketojnë talentin argjentinas si zëvendësuesin e tij

F.autor

Interi në Champions, feston edhe April Summers

Sadik.Autor

PREKËSE/ Edinson CAVANI bën realitet ëndrrën e tifozit me aftësi të kufizuara (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment