Futboll Ligue 1 Sport

MERKATOJA E JANARIT/ U transferua me bujë te PSG-ja, mesfushori i shkel syrin Arsenalit

Xhorxhino Vajnaldum është i hapur për mundësinë e transferimit tek Arsenali, pasi nuk po arrin të gjejë hapësira në skuadrën e PSG-së pas transferimit me parametër zero nga Liverpuli në verë.

Mesfushori holandez, i cili fitoi Ligën e Kampioneve dhe Premier Ligën me “Reds”-at, dëshiron të largohet nga Parisi me mundësinë e parë që do t’i jepet.

Trajneri Mauricio Poçetino preferon Verratin, Pereiran, Herrerën dhe Paredesin përpara Vajnaldumit në mesfushë. Dhe sipas “Sky Sports”, një opsion është Arsenali, i cili pëlqehet nga futbollisti dhe ai do ta pranonte me kënaqësi një huazim.

Për momentin futbollisti është i dëmtuar, por “Topçinjtë” po kërkojnë një mesfushor dhe atij do t’i pëlqente që të rikthehej në Premier Ligë.

Nuk përjashtohet edhe një shkëmbim me Ndombelenë e Totenhemit, i cili përflitet për një transferim te gjigantët francezë.

Related posts

“EGNATIA IA DEL PËR SUPERIOREN”/ Artur Magani “zbërthen” familjen: Ju tregoj kritikat e babait

Delo.autor

PRESTIGJOZJA “TIMES”/ Champions League ndryshon format, do luhen më shumë ndeshje

Delo.autor

XHEORXHINA NUK PËRMBAHET/ tregon vendin “e çuditshëm” që ka bërë s*ks me Ronaldon: Më duhej t’i mbaja duart…

F.autor

Leave a Comment