Sport Të tjera

E PAPRITURA NË FINALEN E “AUSTRALIAN OPEN”/ Aktivistja i çon mesazh të fortë qeverisë (FOTO+VIDEO)

Finalja e “Australia Open” mes Nadal dhe Medvedev, pati shumë emocione por dhe momente të papritura. Në këtë finale “titanësh”, nuk mungoi hyrja në fushë e tifozëve.

Gjatë setit të dytë, kur Nadal po bënte shërbimin, një tifozë femër kapërceu barrierën dhe hyri në fushë. Në atë moment ajo u neutralizua menjëherë nga rojet e sigurisë, të cilët e përcollën jashtë më pas.

Ajo mbante me vete një parullë ku shkruhej: Hiqni paraburgimin për refugjatët.

Eventi i këtij viti të “Australia Open”, u fokusua më shumë jashtë me çështjen e Xhokoviçit se sa të luajturit në fushat me dhe.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Interes i jashtëzakonshëm, ja numri i biletave të shitura 1 ditë para super sfidës

Delo.autor

Mirabelli: Milan do të nënshkruajë me Reinën

Sadik.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Teuta ndan pikët me Laçin dhe “prek” titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment