Futboll Sport

NUK SHIHET NË PLANET E INZAGIT/ Interi gati të ndërprejë bashkëpunimin me…

Aleksandar Kolarov është gati që të lërë përfundimisht Interin.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, mbrojtësi serb nuk shihet në planet e trajnerit Simone Inzagi dhe ka vendosur për të ardhmen e tij, teksa ditën e nesërme do të ketë një takim personalisht me agjentin e tij dhe drejtuesve zikaltër për të ndërprerë konsensualisht kontratën e tij, teksa me shumë mundësi serbi do të “varë këpucët në gozhdë”.

36-vjeçari do t’i japë lamtumirën skuadrës nga Milano pas 15 prezencave në total në të gjitha kompeticionet në dy sezonet me Interin.

 

 

Ish-lojtari i Romës, Mançester Sitit dhe Lacios erdhi te Interi falë insistimit të Antonio Kontes për të luajtur në qendër të mbrojtjes, por që pas penalltisë së shkaktuar në derbin e parë të sezonit të kaluar ndaj Milanit në dëm të Zlatan Ibrahimoviç, minutat e tij me fanellën zikaltër ishin të pakta.

Related posts

LIVE! Nis “EURO 2020”, ndiqni përgatitjet dhe ceremoninë hapëse

F.autor

Suso-Milan, këtë lajm po e presin të gjithë tifozët “Kuq e Zi”

Sadik.Autor

LIVE/ Ishujt Faroe-Kosovë: Gabim dhe kundërsulm, Kosova ndëshkohet në fillimin e të dytës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment