Sport Të tjera

Paraqitje e shkëlqyer e femrave, Kombëtarja Shqiptare e nis me fitore të pastër aventurën në Europë

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll, fitoi sot pastër sfidën ndaj Gjeorgjisë, 3-0 me sete. Ndeshja e zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë, pa vajzat e trajnerit Altin Martiri të bënin një paraqitje të shkëlqyer, dhe duke marrë një fitore mëse të merituar në European League.

Seti i parë nisi i ekuilibruar, por më pas gjatë lojës ishte Bici e papërmbajtshme në parket, dhe ky seti i parë u mbyll me fitoren 25-16. E njëjta situatë edhe në setin e dytë, volejbollistet kuqezi shkëputen herët dhe nuk lejojnë vendaset të rivalizojnë. Loja e mirë kolektive bën diferencën në fushë, luhet mirë në mbrojtje dhe loja në bllok është efikase. Shqipëria fiton 25-18 dhe udhëheq 2-0 me sete. Më i bukur seti i tretë, ku vendaset rivalizojnë fort, madje udheheqin deri në 21-18.

Ky është momenti kyç i takimit, pasi këtu loja ndërron kah. Vajzat kuqezi në 5 pikë radhazi, falë edhe disa shërbimeve të mira të Marinës, duke përmbysur shifrat dhe fitojnë 25-22 e krejt takimin 3-0. Festë kuqezi në parket, që e nisin mbarë këtë aventurë europiane. Një lojë e mirë kolektive, që dha frutet e saj në këtë takim. Sfida e radhës në Tiranë, më 23 maj ndaj Austrisë.

Gjeorgji – Shqipëri 0-3 (16-25, 18-25, 22-25)

GJEORGJIA: Koraevi, Batsatsashvili, Gaprindashvili, Kipshidze, Sanadze, G.Ulumbelashvili, Beriashvili, Diasamidze, Chelidze, Sosnovskaya, Kalandadze, Markarashvili, Tchautchidze, Lobzhanidze. Trajner: Paata Ulumbelashvili

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

Related posts

SUPER “YJET” E FUTBOLLIT/ Ja kush janë lojtarët më të shtrenjtë, Mbappe surpriza mes emrave “Big”

Isa.Autor

SHQIPËRI-MOLDAVI/ UEFA merr vendimin, ja ku do të luhet sfida e 11 qershorit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Monako nuk humb vetëm në fushë, arrestohet presidenti i klubit

Isa.Autor

Leave a Comment