Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ndiqej me interes nga Interi dhe Milani, Torino “blindon” mbrojtësin brazilian

Gleizon Bremer ka rinovuar kontratën e tij me Torinon deri në vitin 2024. Mbrojtësi brazilian ndiqej me interes dhe ishte objektiv i merkatos së Interit dhe Milanit, por pa mundur dot që ta bëjnë për vete 24-vjeçarin.

Në orët e fundit të merkatos thuhej se Juventusi dhe disa skuadra të Anglisë shfaqën dëshirën për ta transferuar, por në fund qëndroi te klubi “granata” për të firmosur kontratën e re që do ta mbajë të lidhur në Torino për të paktën edhe dy vite të tjera.

Gjatë këtij sezoni në Serinë A, braziliani është aktivizuar gjithsej në 21 ndeshje nga ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

Më parë Bremer ka mbajtur veshur edhe fanellën e Atletiko Mineiros në Brazil.

Related posts

“LUFTË” ME BARCELONËN/ “Jashtëtokësori” i tërbuar nga… klubi dhe spiuni

Delo.autor

“DOTË QËNDROJMË ME KËMBË NË TOKË”/ Hakaj: Spektakël me Dinamon, me Kukësin për 3 pikët e radhës

Delo.autor

Braziliani u shkel syrin Barcelonës e Realit: Klubet më të mëdha në botë

Q.Autor

Leave a Comment