Futboll Sport

U VONUA NË DITËN E NDESHJES/ Ilir Daja dënon sulmuesin që kishte edhe te Partizani

Trajneri Ilir Daja ka debutuar në mënyrën më të mirë me ekipin e Ballkanit, pasi eliminoi me rezultatin 1-0 Malishevën nga Kupa e Kosovës. Por përpara sfidës, për teknikun u shfaq një problem.

Ish-sulmuesi i Partizanit, Solomon, u vonua disa minuta përpara fillimit të sfidës dhe kështu Daja mori vendimin që mos ta grumbullonte futbollistin për atë sfidë. Emri i sulmuesit nuk figuronte as në stolin e Ballkanit.

Ky duket se ishte një mësim nga Ilir Daja që i dha dhe lojtarëve të tjerë, për të treguar respekt ndaj ekipit dhe trajnerit dhe për t’i treguar Solomon që mos ta përsërisë më këtë gabim.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Penallti dhe karton i kuq, Batha rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

BËRI GAFËN E VITIT/ Alisson BEFASON me deklaratë e papritur pas ndeshjes

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Bayern godet në merkato, një talent i ri drejt Gjermanisë

Delo.autor

Leave a Comment