Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Nuk ndodhte që prej zbarkimit të tij në Itali, Dzeko arrin rezultatin e veçantë me fanellën e Interit

Interi arriti të kualifikohej për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë mbrëmë ndaj Romës në stadiumin “Giuseppe Meazza” me rezultatin 2-0, falë golave të Edin Xhekos dhe një “perle” të Aleksis Sançez, respektivisht në minutat 2′ dhe 68′.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Edin Xheko ka shënuar në dy minutat e para të lojës gjatë një ndeshje në të gjitha kompeticionet, për herë të parë që në mbërritjen e tij në Itali me Romën gjatë sezonit 2015/2016.

Një statistikë e veçantë kjo për bomberin boshnjak, i cili e kryen sërish edhe me fanellën zikaltër të Interit.

Në këto 22 ndeshje të zhvilluara në Serinë A, Xheko ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 3 asiste aktualisht në këtë sezon.

Related posts

PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Gati Milan-Napoli shkëmbim “kokë më kokë” për yjet…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Torpedo-Kukësi, shënohet edhe goli i dytë (VIDEO)

Isa.Autor

Prishi kontratën e qirasë së banesës, Sarri drejt largimit?

Sadik.Autor

Leave a Comment