Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ngjyrat kuqezi në uniformë, Ferrari prezanton detajet e para të makinës së re

Ferrari do të prezantojë më 17 shkurt makinën e re, e cila do të quhet F1-75. Ndërkohë, dy pilotët e “kokëkuqes” kanë pozuar me uniformat e reja, që japin edhe një detaj se njëvendëshja e re italiane nuk do të jetë tërësisht e kuqe, por edhe e alternuar me të zezën.

Uniforma e re do të jetë kryesisht e kuqe, e ndërthurur edhe me të zezë në pjesën e gjoksit, ndërkohë që pilotët kanë edhe nga një shirit me ngjyrë të verdhë (Carlos Sainz) e të bardhë (Charles Leclerc).

Ferrari synon të jetë protagonist këtë sezon të Formula 1, për t’u rikthyre te fitorja dhe ndalur hegjemoninë e dyshes Mercedes-Red Bull. Këtë vit makinat do të jenë tërësisht të reja, sipas rregullores së garave, ndaj gjithçka është një enigmë për sa o përket këtij sezoni.

Testet e para zyrtare do të zhvillohen më 23 mars, në Barcelona.

Related posts

MILAN-JUVENTUS/ Tre mungesa zyrtare, por Pirlo ka dyshimet e fundit mbi skemën

Delo.autor

Grezda “gëzohet” për fatkeqësinë e shokut, merr një surprizë nga tifozët (FOTO)

Isa.Autor

PLAS TEK JUVENTUSI/ Ish-trajneri i BARDHEZI jep alarmin/ Allegri po VRET DYBALËN

Isa.Autor

Leave a Comment