Futboll Sport

NJERIU I MOMENTIT TEK MILAN/ Drejtuesit kuqezi gati kontratën e re me yllin e skuadrës

Gjithçka është gati te Milani për rinovimin e kontratës së një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni, pikërisht Rafael Leaos.

Portugezi është shndërruar në liderin e së tashmes dhe është kandidat për të qenë një ndër liderët e kuqezinjve për të ardhmen dhe për këtë arsye “Djalli” është gati të trefishojë pagën e tij për të shmangur çdo tundim.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi 22-vjeçar do të nënshkruajë një marrëveshje deri në vitin 2026, ku paga do të shkojë nga 1,5 milionë euro në 4 milionë euro në sezon plus bonuset që mund të arrijnë deri në 4,5 milionë euro në sezon.

Një vlerësim që nga fjalët e drejtuesve dhe trajnerit, është gati të kalojë në fakte.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Milanit në Serinë A, Leao është aktivizuar në 21 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën 7 herë dhe ka dhuruar dhe 4 asist.

Related posts

“PLESHTI” FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Juventus kundër: Ja pse e meritonte Ronaldo…

Delo.autor

NDESHJA NË ELBASAN ARENA/ Do të vendosë REKORD kundër Shqipërisë, UELLSIANI do avionin 9 mln £ të Bale

Isa.Autor

Një tjetër opsion “BOMBË” për STRAKOSHËN… ndaje mendjen djalë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment