Futboll

De Boer ia kthen Mourinhos: Shpenzove 1 miliard euro për të luajtur kaq keq

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Holandezi Frank De Boer ka shfrytëzuar eliminimin e Manchester United nga Sevilla në Champions, për t’i kthyer përgjigjen e merituar Jose Mourinhos, i cili ishte shprehur se ai është trajneri më i dobët në historinë e Premier Leagues.

“Unë mund të jem më i keqi, por në këtë mbrëmje ai tregoi se është trajneri që ka shpenzuar 1 miliard euro dhe bën që skuadrat e tij të luajnë në këtë mënyrë, – deklaroi De Boer.

Rezultati i këtij dueli në distancë është 1-1. Tani pritet reagimi i “Special One”, që me siguri nuk do të vonojë, duke e njohur karakterin e portugezit. Pas Contes, Mourinho ka gjetur një tjetër armik për të replikuar.

Related posts

Inter dhe Bordeaux në negociata për Malcom, por…

Sadik.Autor

Femrat vetëm për në kuzhinë? Djem, përgjigja ju vjen nga Tirana!

Sadik.Autor

Botërori sipas Carlo Ancelotti-t, trajneri bën parashikimet dhe flet për mungesën e Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment