Futboll Premier League Sport

“LE TË QËNDROJMË TË…”/ CR7 “shkelmon” polemikat me fjalën “United” dhe një foto të kapitenit të vet

Pas një jave të vështirë, të kushtëzuar mbi të gjitha nga zërat e shumtë për përçarje në dhomat e zhveshjes, Manchester United mori një fitore të bukur në fushën e Leeds-it të Marcelo Bielsa-s, duke rifilluar kështu marshimin në kampionat, ku synimi është vendi i katërt.

Cristiano Ronaldo nuk shënoi, por gëzohet dhe dërgon një mesazh të qartë në rrjetet sociale: “Një fitore shumë e rëndësishme në Premier League, para se të fokusohemi në Champions League dhe të mendojmë për Atletico Madridin. Ne po flasim në fushë, le të qëndrojmë të bashkuar!”

Dhe fjala e fundit, “United”, do të thotë shumë, edhe sepse në dy fotot e zgjedhura nga CR7 është ajo e ngazëllimit të Harry Maguire, kapitenit në qendër të disa artikujve që lidhen me shiritin që mban në krah dhe me një gjoja “luftë” me kampionin portugez.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Manual futbolli nga gjermanët, talenti spanjoll ndëshkon Atleticon (VIDEO)

Delo.autor

Dries Mertens ka një paralajmërim për rivalët e Juventusit

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-PSG/ Mbappe nuk do të startojë ndaj “Qytetarëve”, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment