Futboll

Harry Kane jashtë fushave deri në prill

 

Harry Kane i ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës së djathtë dhe do të mungojë deri prill, ka njoftuar Tottenhami.

Sulmuesi anglez pësoi lëndim në pjesën e parë në fitoren e Tottenham 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe u zëvendësua nga Erik Lamela.

“Vlerësimet e para konfirmojnë se Kane i ka dëmtuar ligamentet e anësore në nyjën e djathtë”, ka njoftuar Tottenham në Twitter.

“Sulmuesi anglez e pësoi këtë lëndim pas një ndërhyrjeje në fitoren tonë 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe pritet të kthehet në stërvitje me ekipin e parë muajin e ardhshëm”, njofton klubi anglez.

 

Related posts

HARROHET RONALDO/ Zbuloni SUPER futbollistin që po FIRMOS me JUVENTUSIN

Isa.Autor

SUKSESI NDAJ KASTRIOTIT/ Ardi Mema: E prisja më herët fitoren, do ndërhyjmë në…

Isa.Autor

RUDI GARSIA E DO PATJETËR/ Marseille ofron 25 milionë euro për mesfushorin e Romës

Isa.Autor

Leave a Comment