Futboll Sport

PAMJET/ Momenti i dyshimtë që i dhuroi fitoren Spanjës ndaj Shqipërisë, shikoni pozicionin e Zhordi Albës te goli i dytë

Keqardhje dhe dyshime të forta, për golin e dytë të shënuar nga Spanja, në sfidën ndaj Shqipërisë, të zhvilluar në stadiumin e Espanjollit.

Bëhet fjalë për minutën e 90-të, mesfushori i Barcelonës, Pedri, dhuroi një asistim fantastik për Zhordi Albën, i cili ka shumë gjasa, që në momentin që të ketë qenë në pozicion jashtë loje. Bëhet fjalë për një moment milimetrik, që vetëm VAR-i mund ta ndante.

Gjithsesi për treshen e gjyqtarëve nga Malta, gjithçka u konsiderua e rregullt. Në vijim të aksionit, kapiteni Alba shërbeu për Dani Olmon, që me një perlë, e dërgoi topin në trekëndësh.

Në rast se në këtë ndeshje do të ishte aplikuar VAR-i, shanset do të ishin të mëdha, që Shqipëria, të largohej me një barazim historik ndaj Spanjës në Barcelonë. Por mesa duket, fati nuk ishte me kuqezinjtë as në mbrëmjen e sotme./PanoramaSport/

 

VIDEO

Related posts

RONALDO i kërkon JUVENTUSIT që të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës

Isa.Autor

ZBULON PENGUN E TIJ NË FUTBOLL/ Mançini: Historia na detyron të fitojmë “EURO 2021”, do doja të luaja përsëri finalen e…

Delo.autor

Ronaldo zhbllokon shifrat, kalon në avantazh Portugalinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment