Futboll Sport

KRYEVEPËR E MESSIT/ PSG feston titullin e 10 kampion edhe pa fitore (VIDEO)

Një gol i Lionel Mesit ndaj Lens nuk ka mjaftuar për të siguruar fitoren e PSG-së në takimin e sotëm në kampionatin francez, por ishte mjaftueshëm për të siguruar pikën që nevojitej që të festonte titullin e 10 kampion në historinë e klubit.

Argjentinasi shënoi me një goditje spektakolare nga jashtë zonës në minutën e 68 të ndeshjes duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që shpërdoroi edhe mundësi të tjera. Por Zhan prishi disi festën e kësaj ndeshje, pasi barazoi për miqtë me golin e tij në minutën e 88.

Gjithsesi, PSG tani kishte sigurinë matematikore se mund të festonte titullin e 10, duke iu bashkuar kështu St. Etien, si e vetmja skuadër e cila ka arritur këtë shifër në historinë e futbollit francez.

 

VIDEO

VIDEO

Related posts

Lazio, askush nuk ka shënuar sa Immobile në 60 vitet e fundit…

Q.Autor

WOLVES-MANCHESTER CITY/ Guardiola me “artileri të rëndë” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Arsenal kthen interesimin për yllin e Benficas (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment