Futboll Sport

U AFRUA SI HUAZIM/ Barcelona e pakënaqur nga 26 vjeçari, nuk shfrytëzon të drejtën e blerjes së lojtarit

Barcelona nuk do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së Adama Traore. Anësori i sulmit u afrua në formën e huazimit në janar nga Wolves, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Fillimisht, spanjolli e nisi mjaft mirë, duke patur minuta të shumta në dispozicion, por gjërat nuk shkuan siç do donte ai. Trajneri i katalanasve, Xavi, së fundmi, nuk e ka preferuar shumë si zgjedhje të parë.

Sipas Marca, gjigandi i La Liga ka vendosur mos të paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij dhe në këto kushte, në verë, 26 vjeçari i lindur në L’Hospitalet de Llobrega do kthehet te “Ujqërit”.

 

Related posts

“NJË SHËNIM I RËNDËSISHËM”/ Perisic thyen heshtjen: Këto dy fakte janë karburanti im (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Ishte ndeshje e vështirë, për të fituar ne ndryshuam…

Delo.autor

NBA/ Lakers bien në shtëpi, triumfojnë Houston e Clippers

Delo.autor

Leave a Comment