Futboll Sport

E BUJSHME/ I premtoi besnikëri Juventusit, Dibala ka refuzuar të gjitha ofertat për Interin. Ja prapaskenat

Pasi u largua mes lotësh në ndeshjen e tij të fundit me Juventusin ndaj Lacios në stadiumin “Allianz”, ku bardhezinjtë barazuan 2-2, Dibala i premtoi besnikëri tifozëve se nuk do të transferohet kurrë te Interi.

Por sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, njëkohësisht gazetar sportiv i të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Alfredo Pedula, ylli argjentinas ka refuzuar të gjitha ofertat dhe pret vetëm Interin që duket se në parim e ka pranuar si destinacionin e ardhshëm në karrierën e tij.

Interi do të ishte i gatshëm që të sakrifikonte disa nga lojtarët që nuk kanë shumë minuta, por marrin paga të larta, si rasti i Aleksis Sançezit.

Sipas Alfredo Pedulas, Interi e ka gati ofertën prej 3 vitesh me opsion edhe për një tjetër dhe me një pagë 7 milionë euro plus bonuset.

28-vjeçari argjentinas në këtë sezon me Juventusin është aktivizuar në total në Serinë A në 28 ndeshje nga ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar dhe 5 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

Ish trajneri i Real Madridit dhe City merr drejtimin e skuadrës së Premier League

Sadik.Autor

Të gjithë vënë duart në kokë, shikoni çfarë humbet Gabigol në Brazil (VIDEO)

Sadik.Autor

Legjenda sulmon Mou: Goja e tij është jashtë kontrollit, po e TURPËRON klubin

Isa.Autor

Leave a Comment