Futboll Sport

TËRBOHEN TIFOZËT E JUVES/ Emri i Neymar i bën të ëndërrojnë, po si qëndron e vërteta?

Nga Spanja erdhi një lajm bombë, ku e përditshmja Sport përfshiu emrin e Juves si një nga ekipet që mund të sigurojë shërbimet e Neymar. Kaq ka mjaftuar që tifozët e “Zonjës së Vjetër” të ëndërrojnë për një goditje të bujshme, fundja në një situatë të tillë ishte dhe C.Ronaldo, në fillim dukej një tabu, një ëndërr shumë e madhe, por në fund u bë realitet.

Por a ekzistojnë kushtet që Neymar të vesh fanellën bardhezi? Opsioni që Neymar mund të largohet nga Paris mund të qëndrojë, këtë e la të hapur edhe vetë presidenti Al-Khelaifi, por për të kaluar te Juventus në terma financiarë praktikisht është e pa mundur: Neymar ka një pagë që shkon përtej buxheti apo sakrifice që mund të bëjë Juventus, aktualisht Neymar përfiton 48 milionë euro.

Nëse i referohemi rastit Ronaldo, kur ajo ëndërr u bë realitet, ka një ndryshim shumë të madh, pasi CR7 u transferua falas në Torino, ndërsa për Neymar duhet të blejnë kartonin e brazilianit. Në çdo rast, në çdo skenar, për momentin Neymar është thjesht një opsesion, një ëndërr që është e destinuar të mbetet e tillë, të paktën për momentin.

Related posts

Galliani: Për Milanin kam të njëjtë dashuri si 31 vjet më parë

Sadik.Autor

Ja ku mund ta shihni falas finalen e Champions League

Sadik.Autor

GËZUAR DITËLINDJEN KAPITENI IM! Icardi merr mesazhin e veçantë nga Barcelona, ja ylli që e uron

Delo.autor

Leave a Comment