Futboll Sport

GODITJE E RËNDË PËR BAYERNIN E MYNIHUT/ Titullari i rëndësishëm jashtë fushave për një kohë të gjatë

Në ditën e zyrtarizimit të Matajs de Ligtit te Bajerni i Mynihut, në klub ka prishur entuziazmin lajmi i dëmtimit të Leon Goreckës.

Gorecka

Lideri i mesfushës së kampionëve të Gjermanisë mësohet se nuk do të udhëtojë me skuadrën në turneun e programuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një problemi të hasur në gjurin e majtë.

Madje, burime pranë klubit gjerman bëjnë me dije se Gorecka i është nënshtruar dje edhe një operacioni për të përshpejtuar kohët e rikthimit në fushë, ndonëse kjo do të thotë se 27-vjeçari do të humbë fillimin e sezonit me skuadrën e tij.

 

 

Për sa u përket kohëve të rikuperimit, ato do të variojnë nga 6-8 javë, prandaj për Bajernin e Mynihut ndoshta profilizohet një tjetër ndërhyrje në merkaton e kësaj vere, për të pasur një zëvendësues të Leon Goreckës.

Kujtojmë se pas turneut veror përtej Atlantikut, kampionët e Bundesligës do të debutojnë në kampionat më datë 5 gusht, kundër rivalëve të Frankfurtit.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ “Jashtëtokësori” ndëshkon Napolin me një gol të “ÇMENDUR” (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ 55 viktima në Britani nga COVID-19, dorëzohet edhe… Manchester United

Delo.autor

PAS LARGIMIT TË MOURINHO-S/ Tottenham zgjedh trajnerin e ri. Ja kush është 29-vjeçari që do të zëvendësojë portugezin…

Delo.autor

Leave a Comment