Futboll Sport

I QËNDRON BESNIK MILANIT/ Titullari i kuqezinjve refuzon prerë Mançester Junajtidin

Fikajo Tomori është shumë pranë rinovimit të kontratës me Milanin.

TOMORI 1

Kështu raporton të paktën gazeta ‘Tuttosport’. Mbrojtësi anglez, i lindur në vitin 1997, ka qenë një nga shtyllat e projektit tekniko-sportiv të Stefano Piolit që nga ardhja e tij në janar 2021 dhe shumë shpejt do t’i njihen meritat si i tillë edhe nga pikëpamja kontraktuale.

Muajt e fundit për të ka qenë i interesuar Mançester Junajtidi, por 25-vjeçari, i cili është titullar i palëkundur te “Djalli”, heshti çdo thashethem në merkato duke refuzuar pa dëgjuar ofertën.

Fjalët u pasuan me vepra pasi Tomori shtyu menaxherin e tij që të përshpejtojë procedurat për rinovimin e kontratës me kuqezinjtë. Mbrojtësi në fakt nuk ka ndërmend të largohet nga Milani.

Ai do të rinovojë deri më 30 qershor 2027 dhe do të ketë një ndryshim page.

Ndryshe nga 2 milionët aktualë, rroga e re do të variojë nga 3.5 deri në 4 milionë euro, që është pak a shumë ajo që percepton një nga simbolet e tjera të Milanit të Piolit, Teo Hernandez.

Related posts

KLUBI I NJOHUR I SERIE A ME 120 VITE HISTORI/ Dikur nxirrte talente sot rrezikon të “shkatërrohet”, ja shkaku kryesor

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Verona. Rezultati 1-1

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Takaj konfirmon Koliçin në portë, ja sa do paguhet te Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment